Flash

Tronditet Britania/ Vritet ish-ministrja, arrestohet një 26-vjeçar

Lapsi.al 10 July 2026

Një 26-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e ish-ministres britanike Anne Windecombe. Lajmi i konfirmua nga policia.

Matt Longman, një zëdhënës i Policisë së Devon dhe Cornwall, tha se i dyshuari, një "burrë i bardhë britanik", u gjet këtë pasdite në një shtëpi në Newton Abbot dhe është dërguar në paraburgim. 

Sipas mediave britanike ajo është gjetur e dhunuar për vdekje. Megjithatë, vrasja e 78-vjeçares nuk duket të jetë e motivuar politikisht ose e lidhur me terrorizmin.

Më herët, kryeministri në largim Keir Starmer u pyet nëse motivi i vrasjes ishte politik, por ai u përgjigj se nuk do të "spekulonte", por se siguria e politikanëve ishte "me rëndësi të madhe".

Duke iu referuar të dyshuarit, i cili ende nuk ishte arrestuar në atë moment, Starmer tha se "ai është qartësisht i rrezikshëm". ©LAPSI.al

Të këshilluara

Trump u bërtiti liderëve të NATO-s publikisht. Privatisht, ishte një histori tjetër

Donald Trump hyri në samitin e NATO-s me sulme, ankesa dhe kërcënime të vjetra ndaj aleancës. Por sapo dyert u mbyllën, toni ndryshoi papritur. Sipas Politico, presidenti amerikan zbuti gjuhën, shmangu përplasjet më të nxehta dhe u largua nga takimi duke folur për “dashuri” në sallë, ndërsa liderët europianë mbetën sërish në ankth për paparashikueshmërinë e tij.

18:22

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI