Flash

Kryenegociatori i Iranit: Lufta nuk do të përfundojë kurrë me dorëzimin e Iranit

Lapsi.al 10 July 2026

Kryenegociatori i Iranit, Mohammad Bayer Galibaf ka deklaruar ditën e sotme se lufta midis Irani dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të përfundojnë kurrë me dorëzimin e Iranit. Mediat shkruajnë se Egjipti dhe Katari u bënë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Iranit të rifillojnë negociatat e tyre.

"Përfundimi i luftës është një prioritet për vendet e botës, por të gjithë duhet ta dinë se ky konfrontim nuk do të përfundojë kurrë me një dorëzim të Iranit", tha ai, ndërsa armiqësitë rifilluan këtë javë midis vendit të tij dhe Shteteve të Bashkuara në Gji.

Në një bisedë telefonike, kreu i diplomacisë egjiptiane Badr Abdelati dhe homologu i tij i Katarit Mohammed ben Abdelrahman al-Thani u bënë thirrje të gjitha palëve të zgjedhin rrugën e diplomacisë dhe dialogut dhe të rifillojnë negociatat.

Të këshilluara

Trump u bërtiti liderëve të NATO-s publikisht. Privatisht, ishte një histori tjetër

Donald Trump hyri në samitin e NATO-s me sulme, ankesa dhe kërcënime të vjetra ndaj aleancës. Por sapo dyert u mbyllën, toni ndryshoi papritur. Sipas Politico, presidenti amerikan zbuti gjuhën, shmangu përplasjet më të nxehta dhe u largua nga takimi duke folur për “dashuri” në sallë, ndërsa liderët europianë mbetën sërish në ankth për paparashikueshmërinë e tij.

18:22

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI