Flash

SHBA nis një valë të re sulmesh ndaj Iranit, Teherani godet bazat amerikane në rajon

Lapsi.al 13 July 2026

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit po përshkallëzohen sërish. Të dielën në mbrëmje, Uashingtoni ndërmori një valë të re sulmesh ajrore ndaj objektivave ushtarake iraniane. Sipas mediave shtetërore iraniane, sulmet lanë një person të vrarë në jugperëndim të Iranit dhe katër të tjerë të plagosur.

Komanda Qendrore e Ushtrisë amerikane (CENTCOM) bëri të ditur se në shënjestër ishin sistemet e mbrojtjes ajrore, radarët bregdetarë, si dhe kapacitetet raketore dhe të dronëve të Iranit. Përgjigjja e Teheranit erdhi brenda pak orësh. Garda Revolucionare Islamike (IRGC) njoftoi se kishte goditur baza ushtarake amerikane në Kuvajt, Jordani dhe Bahrein.

Përshkallëzimi i ri hedh hije të forta dyshimi mbi të ardhmen e marrëveshjes së përkohshme SHBA–Iran, të nënshkruar në qershor. Ndërkohë, palët vijojnë të japin versione të kundërta për Ngushticën e Hormuzit. Irani këmbëngul se e ka mbyllur korridorin strategjik detar deri në një njoftim të dytë, ndërsa SHBA deklaron se trafiku detar mbetet i hapur.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI