Flash

Ndeshja me Izraelin/ Policia i bllokon protestuesve rrugën me gardh metalik

Lapsi.al 3 June 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael bllokon bulevardin. Policia ka rrethuar me gardh metalik bulevardin para kryeministrisë për arsye sigurie. Ky rrethim bllokon mijëra qytetarë dhe aktivistë që do të protestojnë sërish sot në Tiranë në protestën e katërt kundër projektit që parashikohet të ndërtohet në zonën e Zvërnecit.

Pjesëmarrësit pritet të nisin marshimin drejt Kryeministrisë, ku do të kërkojnë ndalimin e projektit dhe më shumë transparencë mbi procedurat e ndjekura. 

Ndërkohë, forca të shumta policie janë vendosur në terren, ndërsa në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është instaluar një gardh metalik, ndërsa ndodhen edhe forca të shumta policore.

 

Kjo është protesta e katërt radhazi kundër projektit në Zvërnec, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e reagimeve qytetare deri në tërheqjen e planit të investimit. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI