Flash

Shpërthim bombe në Përmet, dy të plagosur

Lapsi.al 3 June 2026

Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme në fshatin Grabovë të Permetit, ku dy persona mbetën të dëmtuar për shkak të shpërthimit të një mjeti, që dyshohet të jetë një bombë e vjetër.


Personat, të dy punëtorë, ishin duke bërë riparime në një shtëpi të vjetër në fshatin Grabovë, kur ka ndodhur eksplodimi. Të dëmtuar nga ky shpërthim, sipas të dhënave të para policore kanë mbetur dy punëtorët, që janë dërguar me urgjencë në spital.

 

Të plagosurit janë Mustafa Koçi, 53 vjeç, ku sipas raportimeve të spitalit ai ka dëmtim të lehtë në dorë (djegie) dhe Ervis Bregu, rreth 38 vjeç në gjendje të rëndë. Arma dyshohet se i përket Luftës së Dytë Botërore. Koço Zyba, 68 vjeç, është pronari i shtëpisë.

“Rreth orës 13:00, janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Përmetit shtetasit E. B., 38 vjeç, dhe M. K., 53 vjeç, të dy banues në Përmet.

 
 
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ata janë dëmtuar aksidentalisht nga shpërthimi i një lënde plasëse të mbetur nga periudha të mëparshme (dyshohet bombë e vjetër), gjatë kryerjes së punimeve në murin e një banese të vjetër në fshatin Grabovë, Përmet.

Të dëmtuarit janë transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve”, njofton policia. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI