Flash

Përvetësonin para nga llogaritë e klientëve, arrestohet drejtori dhe zv.drejtori i një banke në Tiranë

Lapsi.al 3 June 2026

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Wrong Transaction”, në kuadër të të cilit janë ekzekutuar masa sigurie ndaj 11 punonjësve të UBA Bank (Banka e Bashkuar) një bankë e nivelit të dytë, të dyshuar për përvetësim fondesh nga llogaritë e klientëve përmes falsifikimit të dokumenteve dhe ndërhyrjeve në sistemet bankare.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se në pranga kanë përfunduar Albin Keta, 33 vjeç, me detyrë drejtor filiali, si dhe Gilbert Hoxha, 38 vjeç, zv/drejtor i të njëjtit filial bankar.

Dy drejtuesit dyshohen se janë pjesë e një skeme përvetësimi fondesh nga llogaritë e klientëve, përmes falsifikimit të dokumenteve dhe ndërhyrjeve në sistemet bankare.

Sipas Policisë së Shtetit, nga hetimet ka rezultuar se personat e përfshirë kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë ndërhyrë në llogaritë e dy klientëve, duke përvetësuar në total 309,740 euro dhe 92,000 dollarë amerikanë.

Përveç dy drejtuesve të arrestuar, gjykata ka caktuar masa sigurie edhe për nëntë punonjës të tjerë të bankës. Pesë prej tyre janë lënë në “arrest shtëpie”, ndërsa katër janë pezulluar nga detyra. Një punonjëse tjetër është shpallur në kërkim.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht mekanizmin e skemës së dyshuar, ndërsa autoritetet po verifikojnë nëse ka klientë të tjerë të dëmtuar dhe nëse shuma e përvetësuar mund të jetë më e lartë se ajo e konstatuar deri tani.

Operacion në Tiranë, masa sigurie për 11 punonjës banke, dyshohet se u përvetësuan mbi 309 mijë euro dhe 92 mijë dollarë nga llogaritë e klientëve

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI