Flash

Muçi: Nëse u rrethoni me tela me gjemba tokat shqiptarëve, protestat do ju dalin në ballë

Lapsi.al 20 July 2026

Deputeti i Lëvizjes “Bashkë”, Redi Muçi, mbajti një fjalim me tone të ashpra nga Kuvendi, ku iu referua protestave të fundit dhe akuzoi qeverinë për përpjekje për të shtypur kundërshtimin qytetar.

“Nuk ma merrte mendja se do të vinte kjo ditë, në mes të protestave, Botërorit, Kanye West-it, Ramës dhe Ballës, që numëron me dylbi protestuesit, siç bënte dikur me foltoren e Berishës”, u shpreh Muçi. Deputeti tha se politika e vjetër po përballet me një brez të ri qytetarësh, të cilët, sipas tij, dinë të organizohen dhe të përdorin më mirë rrjetet sociale.   

Duke iu referuar protestës së një dite më parë, Muçi tha se ajo dëshmoi se lëvizja qytetare nuk është një reagim i përkohshëm. Ai paralajmëroi se çdo tentativë për të rrethuar me tela me gjemba zonat ku, sipas tij, preken interesat e qytetarëve, do të përballet me rezistencë. Në përfundim të fjalës së tij, deputeti iu drejtua kolegëve në Kuvend me një apel për dorëheqje. 

“Nuk ma merrte mendja se do të vinte kjo ditë, në mes të protestave, të botërorit, të Kanye West, të Rmës dhe Ballës, që numëron me dylbi protestuesit siç bënte me foltoren e Berishës. Sa herë të analizosh llogoret e vjetra, ke të bësh me të rinj, që dinte t’i përdorin më mirë rrjetet sociale se sa ti. Dita e djeshme përkoi me Botërorin dhe kjo tregoi se puna e tyre shkelmoi mbi ju. Nuk jam duke folur për Messin, por për ata druvarët që vazhduar dhe me dru edhe pas ndeshjes. Dita e djeshme, e 50-ta tregoi se kjo nuk është sprint, por maratonë e qartë. Falë saj do të bëjmë të mundur pengimin e planeve djallëzore të Ramës. Nëse gjatë gushtit, do të rrethoni dhe shtrini tela me gjemba në tokat e shqiptarëve, do të përballeni me qytetarët. Nëse rrethoni me tela me gjemba Shqipërisë, protestat do ju dalin në ballë, deri sa Rama të dorëhiqet. Ju si deputetë keni dh enjë javë që këtë mandat ta mbyllni me nder, që të jepni dorëheqje të parët”, tha Redi Muçi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI