Flash

Makina bie në greminë në Mirditë, 1 person humb jetën, 2 të plagosur

Lapsi.al 30 August 2026

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Kurbnesh të Mirditës.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë të thellë.

Për shkak të dëmtimeve të rënda nga goditja, një nga personat që udhëtonte në mjet ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, të cilët janë nxjerrë nga mjeti dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të daljes së automjetit nga rruga.

"Në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, në fshatin Kurbnesh, Mirditë, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. K., rreth 20 vjeç, ka dalë nga rruga.

Si pasojë, shtetasi C. N., rreth 20 vjeç, pasagjer në automjet, ka ndërruar jetë. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. K., 20 vjeç, dhe pasagjeri tjetër, i mitur, rreth 15 vjeç, janë transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit" - thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI