Flash

Kryebashkiaku i Prishtinës akuzon Qeverinë Kurti për bllokimin e komunave, protestë me 1 shtator

Ai akuzoi Qeverinë Kurti se po bllokon fondet dhe investimet për komunat për shkak të rezultatit zgjedhor, ndërsa tha se paratë e qytetarëve duhet të kthehen në investime

Lapsi.al 30 August 2026

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar qytetarët t'i bashkohen protestës që do të mbahet më 1 shtator në orën 11:00 në sheshin “Skënderbeu”, duke akuzuar Qeverinë Kurti për bllokimin e komunave dhe investimeve.

“Boll mo! Qytetarët nuk mund të ndëshkohen sepse nuk e kanë votuar Vetëvendosjen”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Sipas tij, fondet që mblidhen nga taksat e qytetarëve duhet të kthehen në investime për shkolla, çerdhe, rrugë, shëndetësi dhe projekte të tjera, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestë.

“Kryeqyteti është i qytetarëve të tij. Nuk është vend ku pushteti qendror zbras inate politike, komplekse dhe motive të dyshimta për mos me u zhvillu ky vend! Kur qytetarët ndëshkohen për mënyrën si votojnë, kur paratë e tyre bllokohen dhe pushteti tenton të centralizohet në një dorë, kjo është rruga drejt autokracisë. Na nuk kemi me leju këtë!  Prishtina është e Prishtinalive dhe e krejt Kosovës, dhe s’kemi me leju një njeri me plane e motive të dyshimta me nal zhvillimin e me përça një popull”, shkroi Rama

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI