Flash

Aksident tragjik në Vlorë/ Humb jetën 78-vjeçari

Lapsi.al 30 August 2026

Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku një 78-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:15, pranë ish-Stacionit të Trenit, ku shtetasi V. Xh., 57 vjeç, banues në Vlorë, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar 78-vjeçarin F. S., i cili po lëvizte me biçikletë.

I moshuari u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai ndërroi jetë. Shërbimet e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë kanë bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut të përplasjes.

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI