Flash

Islanda i thotë jo negociatave të reja me Bashkimin Evropian

Goditje për Brukselin, i cili i mirëpriste bisedimet e anëtarësimit. Islanda nuk dëshiron të rifillojë bisedimet për anëtarësim në BE.

Lapsi.al 30 August 2026

Islanda nuk do të rifillojë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Pas referendumit të zhvilluar të shtunën, (29.08.) 52,8 për qind e qytetarëve të ishullit nordik votuan kundër rifillimit të bisedimeve me BE, njoftoi të dielën transmetuesi publik RUV pas numërimit të të gjitha votave. Në favor të rifillimit të negociatave u shprehën 47,2 për qind e votuesve.

Ky rezultat përbën një humbje për kryeministren socialdemokrate Kristrún Frostadóttir, e cila kishte premtuar se qeveria do të respektonte vullnetin e qytetarëve. Që në marrjen e detyrës, në fund të vitit 2024, ajo kishte folur për mundësinë e zhvillimit të një referendumi mbi rifillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

BE e mirëpriste Islandën

Rezultati i referendumit shihet si goditje e rëndë për Brukselin, pasi BE-ja ka shprehur interes të madh për anëtarësimin e Islandës. Vendi me afro 400.000 banorë kishte paraqitur kërkesën për anëtarësim në BE pas krizës financiare të vitit 2009. Negociatat u ndërprenë në vitin 2013, kur në Reykjavik erdhi në pushtet një qeveri euroskeptike.

Kërcënimet e presidentit amerikan Donald Trump për të aneksuar Grenlandën fqinje, lufta në Ukrainë, si dhe inflacioni në rritje dhe normat e larta të interesit, i kanë bërë disa islandezë të rishqyrtojnë qëndrimin e tyre ndaj BE-së.

Megjithatë, veçanërisht në sektorin e peshkimit, i cili është jetik për ekonominë e vendit, vazhdon të mbizotërojë kundërshtimi ndaj anëtarësimit në Bashkimin Evropian./DW

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI