Flash

Legalizimet në Lushnje, Kadastra nxjerr emrat e dosjeve që kanë nevojë për plotësim dokumentacioni dhe të poseduesve që nuk u gjendën në objekt (Lista) 

Lapsi.al 30 August 2026

Agjencia Shtetërore të Kadastrës u bën thirrje qytetarëve që kanë aplikuar për legalizimin e ndërtimeve pa leje në zonën e Lushnjes të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm dhe të vendosin në dispozicion kontaktet e tyre, me qëllim vijimin e procedurave administrative.

Pas verifikimeve të kryera në terren në njësitë administrative Bubullimë dhe Kolonjë, ku gjatë evidentimit të disa objekteve informale është konstatuar mosprania e poseduesve në banesa. Gjithashtu, në disa raste janë evidentuar praktika legalizimi me dokumentacion të paplotë, i cili duhet të plotësohet nga vetë aplikuesit.

ASHK Lushnje u kërkon subjekteve aplikues për legalizim, të përfshirë në listat emërore bashkëlidhur njoftimit, të depozitojnë kontaktet telefonike pranë Drejtorisë Vendore. Kjo do t’u mundësojë punonjësve të institucionit të komunikojnë drejtpërdrejt me qytetarët, t’i orientojnë mbi dokumentet që mungojnë dhe të vijojnë procedurat për evidentimin dhe formalizimin e ndërtimeve pa leje.

Ky proces lidhet me një qasje më të gjerë të ASHK-së për formalizimin me transparencë, ku qytetari duhet të ketë të qartë se ku ndodhet dosja e tij, çfarë e pengon përfundimin e saj dhe cilat janë hapat që duhet të ndjekë. Pas përfundimit të punës në çdo zonë, rezultatet do të bëhen publike dhe rastet do të qartësohen sipas statusit të tyre: qytetarët që pajisen me titull pronësie; qytetarët, dosjet e të cilëve nuk mund të përfundojnë për shkak të dokumentacionit të munguar, të cilët do të njoftohen konkretisht se çfarë duhet të plotësojnë; si dhe qytetarët që nuk janë gjetur në banesë gjatë verifikimit në terren dhe duhet të kontaktojnë institucionin.

Në këtë mënyrë, procesi nuk përfundon thjesht me verifikimin në terren. Për çdo zonë synohet të ketë një rezultat të qartë dhe të verifikueshëm: kush e ka përfunduar procesin dhe është pajisur me titull, kujt i mungon dokumentacioni dhe kush duhet të paraqitet pranë institucionit.

Procesi vijon në zbatim të ligjit nr. 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe akteve nënligjore përkatëse, përfshirë VKM nr. 1040/2020 dhe VKM nr. 1178/2020, të ndryshuara. Më poshtë linku me listën emërore të subjekteve.

Plotësim dokumentacioni: 

https://www.ashk.gov.al/wp-content/uploads/2026/08/plotesim-dokumentacioni.pdf 

Poseduesit që nuk gjenden në objekt: 

https://www.ashk.gov.al/wp-content/uploads/2026/08/POSEDUESI-JO-NE-OBJEKT.pdf 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI