Flash

Ukraina godet zemrën e naftës ruse, dronët sulmojnë rafinerinë e Kirishit dhe bazën ajrore të Jejskut

Lapsi.al 30 August 2026

Forcat ukrainase kanë goditur gjatë natës një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Rusi dhe një bazë ajrore ushtarake, sipas raportimeve të kanaleve monitoruese.

Rafineria e Kirishit, në rajonin e Leningradit, u përfshi nga flakët pas sulmit të dyshuar me dronë. Impianti, i njohur edhe si Kinef, është një prej qendrave më të rëndësishme të përpunimit të naftës në Rusi dhe ndodhet nën sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e Ukrainës.

Guvernatori i Leningradit, Aleksandr Drozdenko, konfirmoi rënien e një droni pranë rafinerisë dhe shpërthimin e një zjarri. Sipas tij, mbrojtja ajrore ruse rrëzoi 62 dronë mbi rajon. Nuk ka ende të dhëna për përmasat e dëmeve apo viktima të mundshme. Shpërthime të fuqishme u raportuan gjithashtu në bazën ajrore të Jejskut, në rajonin e Krasnodarit.

Dronë ukrainas u diktuan edhe në rajonet e Smolenskut dhe Brianskut, por mbetet e paqartë nëse janë goditur objektiva të tjerë. Autoritetet ukrainase nuk kanë dhënë ende një konfirmim zyrtar për operacionin, ndërsa raportimet nga terreni nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur. Sulmet vijnë një ditë pasi forcat ukrainase goditën objektiva në Rostov dhe disa instalime ushtarake ruse në territoret e pushtuara, përfshirë qendrat e ruajtjes dhe lëshimit të dronëve në Donetsk dhe në Krimenë e aneksuar.

Kievi i konsideron goditjet në thellësi të territorit rus pjesë të përpjekjeve për të dobësuar aftësinë e Moskës për të vazhduar luftën.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI