Flash

LAJM I FUNDIT/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

Lapsi.al 3 September 2026

Klodiana Spahiu do të zëvëndësojë Evis Salën në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. Deputetja e Durrësit aktualisht është nënkryetare e Kuvendit. Një ditë më parë, Evis Sala njoftoi largimin nga ky post duke falenderuar kryeministrin Edi Rama.

Sala tha se do të ndjekë karrierën e saj akademike, por spekulimet janë që Rama po përgatit një projektligj të ri që ndryshon mënyrën se si bëhet menaxhimi i fondeve të shëndetësisë dhe të cilin, Evis Sala refuzoi ta firmosë.

CV e publikuar në faqen e Partisë Socialiste për Klodiana Spahiun

Klodiana Spahiu ka lindur në 22.05.1973 në Durrës. Znj. Klodiana Spahiu ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, dega Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1997. Më pas, në vitin 1998-2002 është specializuar në fushën e kardiologjisë, në po të njëjtin departament pranë Q S U T-së “Nënë Tereza”, në Tiranë.

Ajo ka kryer një sërë specializimesh ndër vite, si në fushën e kardiologjisë joinvazive:
Ekokardiografi, PU-EKG, Eko-doppler e karotideve, pranë Universitetit Katolik: “Sacro Cuore”, Facolta di Medicina e Chirurgia Agostino Gemeli, Romë, Itali.

Në 2003-2004 studioi në shkollën pasuniversitare SH.P.U, pranë Fakultetit të Mjekësisë,
Departamenti i Lëndëve Paraklinike. Gjatë periudhës tetor 2005 – dhjetor 2005 ka kryer
specializim në fushën e Kardiologjisë Invazive, kateterizimi i zemrës dhe koronarografinë e
zemrës, pranë Spitalit “Santa Chiara”, Pisa, Itali.

Vite me vonë, 2012-2014 ajo ka përfunduar edhe masterin profesional për Menaxhimin
Shëndetësor.

Znj. Spahiu ka ushtruar profesionin e mjekut në klinikën e parë të kardiologjisë në QSUT.
Gjithashtu, ajo ka punuar si mjeke kardiologe dhe në repartin e patologjisë në spitalin e Durrësit gjatë viteve 2003-2009. Më pas është zgjedhur dhe drejtoreshë e këtij spitali.

Ajo ka një përvojë të gjatë edhe në fushën e pedagogjisë. Në vitin 2002-2003 ka qenë pedagoge në Departamentin e Lëndëve Paraklinike, Universiteti i Tiranës dhe në 2006 ka qenë pedagoge e jashtme në lëndën e fiziologjisë në Universitetin Privat “UFO”, Tiranë. 

Viti 2008 dhe në vazhdim – Docente në praktikat e kardiologjisë pranë Universitetit “Zonja e
Këshillit të Mirë”, Tiranë. Ajo mban titullin “Doktore e Shkencave Mjekësore”.
Znj. Spahiu është deputete e Kuvendit të Shqipërisë që prej vitit 2009 dhe ka qenë anëtare e disa komisioneve dhe nënkomisioneve parlamentare, si edhe kryetare e anëtare disa grupeve të
miqësisë.

Të këshilluara

Si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në Shqipëri

Kompanitë e lidhura me gjigantin austriak Strabag përfituan miliona euro nga buxheti shqiptar në një periudhë kur oligarku rus Oleg Deripaska ishte aksioner i rëndësishëm i grupit dhe nën sanksione nga ShBA. Ekspertët thonë se rasti nxjerr në pah dobësitë e institucioneve shqiptare për të kontrolluar pronësinë reale pas kompanive që marrin para publike.

12:07

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI