Flash

Celularët në burgun e Durrësit/ Avokati i Veliajt: Asnjë nuk i përket kryebashkiakut të Tiranës

Lapsi.al 3 September 2026

Pesë aparate celularë u gjeten gjatë një kontrolli të ushtruar në orët e para të mëngjesit në sektorin B të burgut të Durrësit, ku ndodhet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe disa ish-zyrtarë të tjerë.

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca në një reagim për mediat, thekson se asnjë prej aparatëve celularë nuk i përket kryetarit të bashkisë, ndërsa sqaron se asnjë prej tyre nuk është gjetur në dhomën, posedimin  apo sendet e tij personalë.

“Në lidhje me lajmin e publikuar në disa media për gjetjen e pesë aparateve celularë gjatë një kontrolli në sektorin B të IEVP Durrës, ku ndodhet edhe z. Erion Veliaj, sqarojmë se asnjë prej aparateve celularë të publikuar si të gjetur nuk i përket z. Veliaj dhe asnjë prej tyre nuk është gjetur në dhomën, posedimin apo sendet e tij personale.

Për rrjedhojë, çdo informacion apo insinuatë që mund ta lidhë z. Veliaj me aparatet e gjetura është i pavërtetë”, deklaron avokati Plarent Ndreca.

Të këshilluara

Si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në Shqipëri

Kompanitë e lidhura me gjigantin austriak Strabag përfituan miliona euro nga buxheti shqiptar në një periudhë kur oligarku rus Oleg Deripaska ishte aksioner i rëndësishëm i grupit dhe nën sanksione nga ShBA. Ekspertët thonë se rasti nxjerr në pah dobësitë e institucioneve shqiptare për të kontrolluar pronësinë reale pas kompanive që marrin para publike.

12:07

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI