
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 19:20, në aksin kombëtar Peqin–Elbasan. Aksidenti ka ndodhur konkretisht në vendin e quajtur “Pazari”, në segmentin rrugor Pajovë–Bishqem.
Si pasojë e kësaj janë plagosur dy drejtuesit e automjeteve, ndërsa një pasagjere që ishte në gjendje të rëndë, ndërroi jetë në spital më vonë.
Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe shërbimet e Policisë. Ata po punojnë për përcaktimin e rrethanave të aksidentit dhe gjendjes së personave të përfshirë