Flash

Këlliçi ngre dyshime për TIMAK dhe KAYO: Si u përdor pasuria shtetërore në një tender në Ukrainë?!

Lapsi.al 5 October 2026

Këlliçi ngre dyshime për TIMAK dhe KAYO: Si u përdor

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar atë që e cilëson si një tjetër rast të dyshimtë në marrëdhëniet mes kompanive TIMAK dhe KAYO, duke ngritur pikëpyetje mbi përdorimin e një pasurie shtetërore në dokumentacionin e një tenderi ndërkombëtar në Ukrainë.

Sipas Këlliçit, në korrik të vitit 2025 TIMAK sh.p.k. ka aplikuar për një tender në Ukrainë dhe, për të provuar kapacitetet e saj, ka paraqitur dokumentacion për përdorimin e një magazine.

Por, sipas tij, pasuria e paraqitur si magazinë në përdorim të TIMAK nuk ishte në pronësi të kësaj kompanie. Këlliçi pretendon se bëhet fjalë për ambientet e ish-Uzinës së Pjesëve të Këmbimit të Automjeteve, pasuri që me vendim të Këshillit të Ministrave të 12 marsit 2025 i ishte kaluar në pronësi KAYO sh.a.

Deputeti shkruan se, më 13 korrik 2025 Arjeta Puca ka paraqitur në dokumentet e tenderit këtë magazinë si pjesë të kapaciteteve të TIMAK.

Vetëm një muaj më pas, në gusht 2025, është themeluar TIMAK DEFENCE, ku KAYO hyn si aksionere dhe do të kontribuonte pikërisht me këtë pasuri.

Këlliçi ngre disa pyetje për dokumentacionin e përdorur në tender: “Kush ia dha Ronit dhe Arjetës dokumentet e pronësisë të një pasurie shtetërore?”, “Përse është përdorur vula e njomë e UPNA mbi dokumenta fotokopje?!” dhe “Nga cili email zyrtar janë printuar këto dokumenta?”

Komenti i Këlliçit:

Në vitin 2025, shoqëria TIMAK sh.p.k. aplikon për të përfituar një tender në Ukrainë!!!

Sipas të dhënave të përftuara nga faqja zyrtare e prokurimeve, Arjeta Puca depoziton dokumentacion për të provuar se TIMAK sh.p.k. ka në përdorim një magazinë, si pjesë e kapaciteteve të saj për tenderin (dokumentacioni bashkëlidhur).

Deri këtu, në dukje një procedurë normale.

Por përtej dukjes, faktet bëhen flagrante kur sheh cilën magazinë TIMAK paraqet si të vetën në përdorim. Sipas dokumentacionit pronësor rezulton se bëhet fjalë për ambjentet e Ish Uzinës së Pjeseve të Këmbimit të Automjeteve, një pasuri që vetëm pak muaj më parë, me Vendim të Këshillit të Ministrave të datës 12.03.2025, i ishte kaluar në pronësi KAYO sh.a.

Pra nuk është një pronë në përdorim të TIMAK-ut.

Më 13.07.2025, Arjeta Puca paraqet në dokumentet e tenderit në Ukrainë një magazinë që nuk është pronë e TIMAK-ut, por e KAYO-s, duke e paraqitur si magazinë në përdorim të kompanisë së saj.

Me çfarë të drejte TIMAK dispononte një pasuri që ishte pronë e KAYO-s dhe e përdorte atë për të provuar kapacitetet e veta në një tender ndërkombëtar?!!!

Por historia bëhet edhe më flagrante një muaj më vonë.

Në gusht 2025 themelohet TIMAK DEFENCE, ku KAYO hyn si aksionere dhe do të kontribuojë pikërisht me këtë pasuri.

TIMAK e përdori pronën e ortakut përpara se ortaku të bëhej i tillë!!!

Po kush ia dha Arjeta Pucës të drejtën ta përdorte pronën e KAYO-s, kur ia dha dhe mbi çfarë akti juridik?!

Pra që të jem më i qartë, rendi kronologjik është ky:

Edi Rama vendos që mikut të tij Ron Yeffet t’i japë dhjetra miliona euro me justifikimin e industrisë së mbrojtjes. Për këtë urdhëron Ermal Raketën dhe Ardi Veliun që të themelojë me Ronin kompaninë TIMAK DEFENCE.

Sigurisht që do u duhej dhe një kapanon ku të lyejnë e saldojnë makinat (se prodhim shqiptar nuk ka) dhe për këtë në mars të vitit 2025 me VKM kalon në pronësi të KAYO-s, Ish Uzinën e Pjesëve të Këmbimit tëAutomjeteve.

Pasuria përfundon në duart e TIMAK dhe përdoret për të plotësuar vetë Roni kriteret e tenderave në Ukrainë.

Pyetjet që duan përgjigje sot janë:

1- Kush ja dha Ronit dhe Arjetës dokumentat e pronësisë të një pasurie shtetërore?

2- Ardi Veliu apo Ermal Raketa janë punonjës të shetit apo vartës të Ronit?

3- Përse është përdorur vula e njomë e UPNA mbi dokumenta fotokopje?!

4- Nga cili email zyrtar janë printuar këto dokumenta?

E si gjithmonë në narkoshtetin e Edi Ramës, çështja nuk është më se kujt i përkasin pronat e shtetit në letra, por kujt i përket shteti në praktikë…


Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI