Flash

Zgjedhjet në Bosnje, Dodik shpall fitoren në entitetin serb

Lapsi.al 5 October 2026

Zgjedhjet në Bosnje, Dodik shpall fitoren në entitetin serb

Partia e Millorad Dodikut shpalli fitoren në zgjedhjet në Republikën Sërpska, entitetin serb të Bosnje dhe Hercegovinës.

Fitore shënuan partitë nacionaliste edhe në pjesë të tjera të vendit, rezultate këto që mund t’i mbajnë të larta tensionet si në Bosnje dhe Hercegovinë, ashtu edhe në rajon.

“Kemi fituar”, u tha Dodik mbështetësve të tij në Banjallukë, të dielën vonë.

Sipas tij, rezultatet preliminare tregojnë se Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur, SNSD, do të mbetet në pushtet në Republikën Sërpska.

Qytetarët votuan më 4 tetor për Presidencën trepalëshe dhe Parlamentin e Bosnje dhe Hercegovinës, si dhe për organet legjislative në nivele të tjera, përfshirë Kuvendin e Republikës Sërpska.

Ky sistem kompleks politik buron nga Marrëveshja e Dejtonit, e cila i dha fund luftës së viteve 1992-1995.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Bosnje dhe Hercegovina u nda në dy entitete me autonomi të gjerë – Republikën Sërpska dhe Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës, me shumicë boshnjake dhe kroate.

Të dyja ato lidhen përmes institucioneve qendrore të shtetit, të cilat shpesh kanë funksionuar me vështirësi.

Në fjalimin pas zgjedhjeve, politikani prorus, Dodik, tha se, bazuar në rezultatet pas numërimit të 92 për qind të votave, kandidatja e SNSD-së, Zhelka Cvijanoviq, do të bëhet anëtare e Presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës.

Anëtari aktual properëndimor i Presidencës, Denis Beqiroviq, pritet ta fitojë ulësen boshnjake.

Atyre pritet t’u bashkohet edhe Darijana Filipoviq nga Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ), e cila parashikohet ta fitojë ulësen kroate.

Në moshën 39-vjeçare, Filipoviq pritet të bëhet anëtarja më e re e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës që nga përfundimi i luftës së viteve 1992-1995.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI