Flash

Kapet në Ksamil “Vis Korçari”, përplasi makinat e policisë gjatë tentativës për arratisje

Lapsi.al 21 June 2026

Një operacion i përbashkët i forcave operacionale të Tiranës dhe Komisariatit të Policisë Sarandë ka çuar në arrestimin e 34-vjeçarit nga Elbasani, Elvis Koçi alias Elvis Çaushllari, i njohur ndryshe si “Vis Korçari”.

Sipas burimeve, efektivët e policisë kishin kohë që e ndiqnin dhe e kanë lokalizuar gjatë ditës së djeshme në Ksamil. Rreth orës 22:30 është organizuar operacioni për kapjen e tij, ku kanë marrë pjesë edhe agjentë civilë të sektorit të Krimeve në Sarandë.

Mësohet se sapo ka konstatuar praninë e policisë, Çaushllari ka tentuar t’i shmanget arrestimit duke kryer manovra të rrezikshme me automjetin e tij. Gjatë largimit ai ka përplasur dy automjete civile të policisë dhe ka mundur të çajë rrethimin fillestar.

Menjëherë pas ngjarjes është organizuar ndjekja, ndërsa nga Saranda janë angazhuar edhe forca të FNSH-së. Pas rreth 30 minutash kërkime, 34-vjeçari është lokalizuar nga agjentët e Krimeve pranë një biznesi privat në aksin rrugor Ksamil–Butrint, ku edhe është vënë në pranga.

Policia ka sekuestruar gjithashtu automjetin me të cilin lëvizte, i cili rezulton i regjistruar në emër të vëllait të tij.

Ende nuk ka një informacion zyrtar mbi arsyet e ndalimit të Elvis Çaushllarit, por burime jozyrtare bëjnë me dije se ai mund të kërkohej për ekzekutimin e një vendimi të dhënë nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Elvis Çaushllari është një emër i njohur për drejtësinë, i përfolur për përfshirje në përplasjet e grupeve kriminale në Elbasan. Ai u arrestua në vitin 2022 nga SPAK në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, ndërsa u lirua rreth një vit më vonë.

Autoritetet pritet të dalin me një njoftim zyrtar për detajet e plota të operacionit dhe akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI