Flash

Protesta antiqeveritare, flamuri shqiptar shpaloset te Piramida

Lapsi.al 20 June 2026

Para Kryeministrisë po zhvillohet dita e 21-të e protestës qytetare kundër qeverisë. Dhjetra mijëra protestues u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë.

Protestës i janë bashkuar edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora. Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, ata kanë përsëritur kërkesat e tyre gjatë grumbullimit në qendër të kryeqytetit.

Përpara Kryeministrisë pritet të mbahen fjalime nga organizatorët dhe pjesëmarrësit, ndërsa më pas protesta do të vijojë me një marshim në disa prej rrugëve kryesore të Tiranës. Gjatë tubimit, një grup të rinjsh shpalosi flamurin kombëtar në shkallët e Piramidës, ndërsa në bulevard u lëshuan edhe tullumbace kuqezi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI