Flash

Pas fjalimeve protestuesit nisin marshimin rreth godinës së Kryeministrisë, kërkohet dorëheqja e Ramës

Lapsi.al 20 June 2026

Mijëra qytetarë janë mbledhur në Tiranë në ditën e 21-të të protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Tubimit i janë bashkuar edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora, të cilët kanë udhëtuar nga vende të ndryshme për të mbështetur protestën.

Ashtu si në ditët e mëparshme, grumbullimi nisi në sheshin “Skënderbej” dhe vijoi më pas para Kryeministrisë, ku protestuesit mbajtën fjalime dhe përsëritën kërkesat e tyre. Në disa prej fjalimeve, kryeministrit Rama iu kërkua të japë dorëheqjen brenda ditëve në vijim.

Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit nisën marshimin përgjatë bulevardit dhe rreth godinës së Kryeministrisë, duke vijuar me thirrjet kundër qeverisë. Disa pjesëmarrës nga diaspora deklaruan se janë të gatshëm të qëndrojnë gjatë gjithë natës në shenjë proteste. Prania e emigrantëve në tubim është cilësuar nga organizatorët si një tregues se pakënaqësia e shprehur në protesta ka gjetur mbështetje edhe te shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI