Flash

Parashikimi i protestës nga ABC NEWS: Pjesëmarrje e vakët me foto para se të fillonte

Lapsi.al 20 June 2026

Brohorimat "Bojkotoni mediat, janë të blera" duket se Sokol Balla, drejtori i informacionit të ABC News i ka marrë shumë afër zemrës. Për të, protesta e sotme nuk ishte një nga ngjarjet më të lehta për t’u raportuar. Nuk pati nevojë të pritej nisja e tubimit, as mbërritja e protestuesve dhe as marshimi në rrugët e Tiranës.

Teksa qytetarët ende po grumbulloheshin në shesh dhe organizatorët po bënin përgatitjet e fundit, ABC News kishte gjetur tashmë këndin ideal për të treguar se protesta ishte e vakët. Fotot u publikuan përpara nisjes së tubimit, në një moment kur shumë prej pjesëmarrësve ende nuk kishin mbërritur.

Ndërkohë, nga pamjet e siguruara një orë më pas me dron nga News24 turma e protestuesve shtrihet nga ‘Rogner’ dhe vijon deri te sheshi ‘Skënderbej’.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI