Flash

Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan!

Irena Beqiraj 30 October 2026

Ndërsa korrupsioni ka gërryer besimin te politika e cila duket qartazi  e pushtuar nga "idiotët funksionalë ", është e kuptueshme edhe e justifikuar kërkesa që në politikë të përfshihen  njerëz të ndershëm, me integritet, dhe aftësi drejtuese. Nevoja për ta është reale.

 Por, në entuziazmin për t'i gjetur politikës një elitë të re, ekziston rreziku të biem në një keqkuptim të madh : ku çdo intelektual me integritet të shihet si një politikan potencial, duke rrezikuar kështu të bëjmë një gabim tjetër,  ta masim vlerën e tij me gatishmërinë për të marrë pushtetin.

George Orwell-i, në esenë e tij "Why I Write" , "Përse Shkruaj " shpjegon se shkrimi në fund të fundit ka një qëllim politik , pasi ai tërheq  vëmendjen mbi  faktet e fshehura;   ndikon mënyrën se si njerëzit e kuptojnë shoqërinë, ndërkohë të jep mundësinë që përmes fjalës dhe mendimit të mund të luftosh për çështje që shqetësojnë shoqërinë,  pa ushtruar pushtet politik.

Edhe kjo është jo pak e domosdoshme për shoqërinë sepse një shoqëri nuk ndryshon vetëm kur ndryshojnë politikanët. Ajo ndryshon edhe kur qytetarët mësojnë të dallojnë propagandën nga argumenti, interesin publik nga interesi privat dhe përgjegjësinë nga demagogjia. Intelektuali mund ta bëjë këtë pa ambicien për poste publike, pa ëndrrën për të  kandiduar për kryetar bashkie a deputet .

Shoqërisë i duhet edhe njerëzit që nuk janë pjesë e garës për pushtet. I duhet njerëz që të mund të kritikojë publikisht një qeveri pa pasur nevojë të justifikojë opozitën; të kritikojnë politikëbërjen pa u detyruar të mbrojë një grup tjetër politik; apo të mbështesin një politikë të drejtë pa u bërë servilë të atyre që po e propozojnë.
Ky është avantazhi i pavarësisë , e cila nuk është një titull që ia japim vetes, por  një standard që duhet të provohet vazhdimisht nëpërmjet  gjykimit të çështjeve sipas meritës së tyre, edhe jo sipas përkatësisë politike të atyre që i ngrenë, apo sipas pagesës në bordero.

Një elitë e shëndetshme politike nuk krijohet duke i tërhequr të gjithë intelektualët drejt politikës, por duke krijuar kushtet që njerëzit e aftë të mund të hyjnë në politikë pa u detyruar të komprometojnë integritetin e tyre, dhe, paralelisht, duke mbrojtur hapësirën ku ata që nuk hyjnë në politikë mund të vazhdojnë të flasin lirshëm.

Shqipëria sot ka nevojë urgjente për intelektualë të mirë e të ndershëm  që të bëhen politikanë, por edhe për intelektualë që të mos bëhen të tillë.
Të parët mund të ndihmojnë në ndërtimin e një qeverisje më të mirë. Të dytët mund të ndihmojnë që institucionet të mos mbeten pa kritikë, që shoqëria të mos humbasë aftësinë për të gjykuar dhe që pushteti të mos e paraqesë interesin e vet si interes të përgjithshëm.

Ndaj,  do të ishte një mëkat i madh ta bindnim intelektualin se e vetmja mënyrë për t’i shërbyer vendit është të hyjë garës për pushtet, duke harruar se ndonjëherë shërbimi më i madh ndaj shoqërisë është pikërisht  të qëndrosh i angazhuar politikisht pa synuar pushtetin!

Të këshilluara

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla

BE thuajse e braktisi modelin paqësor dhe i dha prioritet të fortit dhe të korruptuarit në pushtet. Madje, ambasadori i BE në Tiranë e mbylli karrierën e Tiranë me një dekoratë nga i forti i Shqipëtisë

14:37 Nebi Bardhoshi

Sot është turp të jesh socialist

Teksa shikoj videot e të rinjve që hiqen zvarrë, ndiej turp për të majtën kriminale të këtij vendi. Më përzihe...

17:20 Irena Beqiraj

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI