Flash

Gjendet drogë në burgun 313

Lapsi.al 25 August 2026

Gjenden substanca narkotike në burgun e sigurisë së lartë të 313 në “Jordan Misja”.

Raportohet paraprakisht për drog të llojit kokainë dhe hashash, e gjetur gjatë një kontrolli blic.

Gazetari Fatjon Gjinaj mëson se janë gjetur 17 doza kokainë dhe 13 doza hashash në burgun 313 në qelinë e të akuzuarit për tentativë vrasje Oltjon Asllani.

Dyshohet se lënda narkotike është futur përmes ushqimit të dërguar nga një familjar.

Asllani është 28-vjeçari që të premten 22 gusht 25  qëlloi me kallashnikov drejt një mjeti në lëvizje në zonën e Kombinatit, pas një konflikti të dhunshëm me disa persona, duke terrorizuar edhe kalimtarët në rrugë pasi doli nga mjeti me armë në dorë.

Më herët, 28-vjeçari ishte dhunuar fizikisht nga 4 persona. Pas këtij konflikti, ai mori armën, dhe i shoqëruar në makinë nga shoku i tij 30-vjeçari Serxho Bajza, edhe ky i arrestuar, nisi të qëllojë me kallash ndaj makinës ku lëviznin 2 nga personat me të cilët ishin zënë për shkak të kalimit në rrugën pranë shtëpisë së tij.

Ata akuzohen për "vrasje në rrethana të tjera cilësuese", e mbetur në tentativë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI