Flash

Berisha flet për dy vendimmarrje që ka nevojë urgjente Shqipëria

Lapsi.al 25 August 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Shqipëria ka nevojë urgjente për vendosjen e minimumit jetik dhe heqjen e TVSH-së për ushqimet bazë.

Në një deklaratë për shtyp, Berisha tha se të dhënat mbi rrezikun e urisë janë “kambanat më alarmuese”, duke kërkuar gjithashtu subvencionimin e qirave për familjet në nevojë.

Berisha kërkoi edhe dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për mungesë legjitimiteti, mbrojtje të korrupsionit dhe instalimin e një “narko-shteti” në Shqipëri.

Ai kritikoi gjithashtu gjuhën e përdorur nga Rama ndaj protestave qytetare, duke deklaruar se zëri i protestuesve po dëgjohet në të gjithë vendin dhe jashtë tij.

FJALA E BERISHËS:

Shqipëria ka nevojë urgjente për vendosjen e minimumit jetik.

Të dhënat e fundit mbi kërcënimin e urisë janë kambanat më alarmuese, të cilët kërkojnë para së gjithash vendosjen e minimumit jetik dhe heqjen e TVSH-së për të gjitha ushqimet bazë.

Kërkojnë subvencionimin e qirave strategjike nga narko-eurot dhe narko-dollarët.

Kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës, i cili ka humbur çdo legjitimitet.

Nuk është legjitim për shkak të farsës elektorale.

Nuk është legjitim për shkak të mbrojtjes së korrupsionit dhe vjedhjeve që ka bërë.

Nuk është legjitim për shkak të instalimit të narko-shtetit në Shqipëri dhe diktaturës autoritare.

Nuk mund të ketë një fjalim të tij, në qoftë se, ose nuk fillon me hale, ose nuk mbyllet me hale. E ka të pamundur!

Ky ka ngelur në fazën e kompleksit anal.

Si mund ta shpjegoj ndryshe?

Sulmon me fjalë të tilla protestën, zërin e fuqishëm qytetar, të cilin po e dëgjon gjithë bota, por jo njeriu i paligjshëm.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI