Flash

Detaje nga krimi në Lushnjë, 45-vjeçari nuk flet para grupit hetimor, bën gjeste skizofrenie

Lapsi.al 25 August 2026

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë në familje i ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne, në Lushnjë, ku Florian Dalladaku, 45 vjeç, ka sulmuar me sqepar prindërit e tij, duke i shkaktuar vdekjen nënës dhe plagosur rëndë babanë. 45-vjeçari goditi nënën e tij, Florije Dalladakun, 80 vjeçe, e cila nga plagët e marra ka humbur jetën në banesë. Ndërkohë, babai i tij, Hasan Dalladaku, 77 vjeç, është plagosur rëndë. Pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Lushnjës, për shkak të gjendjes kritike për jetën, ai është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Pas krimit, Florian Dalladaku ka marrë automjetin e vëllait dhe është larguar nga banesa dhe është kapur më pas nga një patrullë e policisë në Fier. Në vijim të hetimeve, policia po merr në pyetje familjarë dhe të afërm, në përpjekje për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe motivin e sulmit. Sipas dëshmive të të afërmve, 45-vjeçari kurohej për probleme të shëndetit mendor dhe gjatë gjashtë viteve të fundit, ka qenë dy herë i shtruar në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit. Burime pranë grupit hetimor thanë se 45-vjeçari nuk reagon normalisht dhe se në vend të fjalëve bën gjeste të pakuptimta tipike të një skizofreni. Po të njëjtat burime thanë se në automjetin me të cilin po arratisej autori i vrasjes, u gjet një çantë me ilaçe antidepresive të cilat dyshohet se Dalladaku i konsumonte për problemet mendore.

Po ashtu, bëhet me dije se vite më parë Dalladaku ka tentuar të vrasë me armë gjahu një bashkëfshatar. Për këtë ngjarje, ai është dënuar nga drejtësia. Hetimet për krimin e rëndë vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë, ndërsa pritet të zbardhen rrethana të tjera mbi ngjarjen dhe gjendjen e 45-vjeçarit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI