Flash

Në makinë me babë e bir që u vranë në Dukagjin, i plagosuri eci 2 km në këmbë për të njoftuar policinë

Lapsi.al 25 August 2026

“Na thavi krahin”. Këto janë fjalët e para pas një telefonate që bëri Lazër Bashi, shtetasi që mbeti i plagosur në ngjarjen ku Prelë dhe Lekë Gjoni, babë e bir u qëlluan për vdekje me armë zjarri. I plagosuri ka arritur që të shpëtojë mrekullisht ndërsa lëvizja e tij pasi u qëllua është si një skenar filmash. Bashi ndodhej në pjesën e pasme të fouristradës. Edhe pse mes një breshërie plumbash nga dy armë të ndryshme, ai arriti që të shpëtojë. Pasi është shtrirë, i plagosuri ka marrë një plumb në shpatull.

Ka pritur disa minuta derisa autorët janë larguar dhe më pas, nga fouristrada e kthyer në një anë nga humbja e kontrollit, ka arritur që të dalë. Bashi është siguruar që të ketë edhe celularin me vete. I plagosuri për shkak se në vendin ku ndodhi vrasja nuk ka sinjal telefonik, ashtu me plumbin në shpatull ka ecur në një distancë prej të paktën 40 minutash duke bërë një distancë prej afro 2 km në këmbë. Sapo ka mbërritur tek një lokal pas kryqëzimit ku lidhet rruga e Pultit me atë të Shoshit, Lazër Bashi ka telefonuar një të afërm dhe fjalët e para të tij janë: “Na thavi, krahin”. Më pas i plagosuri ka rrëfyer se si ai ndodhej në fouristradën me Prelë dhe Lekë Gjonin në mënyrë rastësore dhe se këta dy të fundit kishin mbetur të vdekur në vend. Bashi ka pastruar gjakun që i kullonte tek një çezme pranë lokalit dhe më pas ka pritur për transportimin e tij drejt spitalit rajonal të Shkodrës. Gjatë gjithë kësaj lëvizje, i plagosuri ka humbur sasi të konsiderueshme gjaku duke bërë që më pas të transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar nga ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Shkodrës ende nuk ka arritur në identifikimin e autorëve në këtë ngjarje të rëndë me dy viktima dhe një të plagosur. Pistat kryesore të hetimit janë divorci i Lekë Gjonit 3 muaj më parë dhe një konflikt i para disa viteve. Efektivët kanë shoqëruar disa persona në polici por deri më tani nuk ka asgjë konkrete lidhur me identifikimin e autorëve të mundshëm. Prelë dhe Lekë Gjoni u qëlluan nga dy persona me automatik kallashnikov dhe një MP5 duke zbrazur mbi 50 plumba ndërsa babë e bir humbën jetën në vend. Ata po ktheheshin nga shtëpia e vjetër në Dukagjin ku mbanin disa bletë drejt Shkodrës derisa i zunë pritë në rrugën e Xhanit.

Policia dhe prokuroria e Shkodrës vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes së dyfishtë dhe plagosjes së Lazër Bashit. Lekë Gjoni që është objektivi kryesor në këtë ngjarje të rëndë punonte me një kamion duke ngarkuar materiale ndërtimi dhe një eskavator në zonën e Dukagjinit. Ai nuk njihej si person problematik ndërsa punonte dhe lëvizte lirshëm çdo ditë. Familjarët kanë deklaruar se nuk janë në dijeni të ndonjë konflikti. Terreni i vështirë malor dhe fakti që zona nuk ka monitorim nga kamera sigurie e vështirëson punën për policinë në zbardhjen e kësaj vrasje të dyfishtë.

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI