Flash

Rasti i parë me Ethet e Nilit në Korçë, të mërkurën nisin kontrollet mjekësore

Lapsi.al 25 August 2026

Instituti i Shëndetit Publik në Korçë bën të ditur se gjatë ditës së sotme pritet të mbërrijnë epidemiologë nga Instituti i Shëndetit Publik në Tiranë, të cilët nesër do të kryejnë depistime në zona të ndryshme të Korçës për virusin e Etheve të Nilit Perëndimor. Ndërkohë, vijon të jetë e rëndë gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit, i cili është rasti i parë i konfirmuar me këtë virus. I moshuari po trajtohet në Spitalin Rajonal të Korçës.

Drejtues të Shëndetit Publik bëjnë të ditur se menjëherë pas konfirmimit të analizave janë kryer edhe intervistimet epidemiologjike. Prej tyre ka rezultuar se 72-vjeçari nuk është larguar nga territori i Korçës, çka tregon se infektimi ka ndodhur në këtë zonë. Pas konfirmimit të rastit, Shëndeti Publik në Korçë ka kërkuar nga ambulancat e lagjeve dhe njësive administrative të qarkut që çdo person që paraqet simptoma të dyshimta të referohet menjëherë pranë shërbimit epidemiologjik. Kontrollet mjekësore që nisin nesër pritet të ndihmojnë në vlerësimin e situatës dhe evidentimin e rasteve të tjera të mundshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI