Flash

Bashkia Klos nis dëgjesat për territorialen, banorët kundërshtojnë bashkimin me Matin

Lapsi.al 25 August 2026

Bashkia e Klosit ka nisur turin e dëgjesave publike me banorët duke prezantuar draftin e mazhorancës për reformën e re administrative-territoriale që parashikon bashkimin e kësaj bashkie me atë të Matit. Banorët e Njësisë Administrative Xibër kundërshtuan bashkimin me Matin me argumentin se largohen shërbimet. Ata u shprehën se për të marrë një shërbim në Burrel, banorët e fshatit të Ketës apo fshatrave të tjerë do të kenë kosto më të lartë ekonomike dhe do të harxhojnë më shumë kohë.

Të tjerë banorë deklaruan se me hapjen e rrugës së Arbrit, bashkia Klos ka potencial të madh të zhvillimit ekonomik, ndaj duhet të vazhdojë të jetë më vete njësi e qeverisjes vendore. Dëgjesat publike do të zhvillohen në të katër njësitë administrative të bashkisë Klos dhe në fund bashkia do të mbajë një qëndrim zyrtar në lidhje me propozimin për reformën territoriale.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI