Flash

Ekuadori godet rrjetin mafioz shqiptaro-polak që trafikuan 7.5 ton kokainë/ Kush është 'kordinatori', Pëllumb Daci

Lapsi.al 10 July 2026

Operacioni i përbashkët i Policisë sëEkuadorit, Prokurorisë dhe Europolçoi në arrestimin e 18 personave.

Sipas autoriteteve, grupi trafikoi rreth 7.5 tonë kokainë me vlerë 225 milionë dollarë.

Një operacion i gjerë i zhvilluar nga Policia Kombëtare e Ekuadorit, Prokuroria e Përgjithshme e Shtetit dhe Europol ka çuar në çmontimin e një organizate të dyshuar të trafikut ndërkombëtar të drogës, e cila, sipas autoriteteve, kishte lidhje me struktura kriminale shqiptare dhe polake.

Operacioni, i koduar “Gran Fénix 0043 – Azkaban”, u zhvillua në orët e para të mëngjesit të 8 korrikut dhe përfundoi me arrestimin e 18 personave, mes tyre një shtetas shqiptar dhe një shtetas polak, të cilët konsiderohen drejtuesit kryesorë të rrjetit.

Sipas hetimeve, organizata dyshohet se ka trafikuar rreth 7.5 tonë kokainë, me një vlerë të përllogaritur prej 225 milionë dollarësh në tregjet ilegale ndërkombëtare.

Një nga të arrestuarit është Pëllumb Daci, i cili sipas autoriteteve ekuadoriane vepronte si përfaqësues dhe koordinues i organizatave kriminale evropiane në territorin e Ekuadorit.

Policia pretendon se roli i tij ishte të ndërmjetësonte bashkëpunimin mes grupeve kriminale të Amerikës së Jugut dhe rrjeteve të vendosura në Evropë, duke koordinuar dërgesat e kokainës drejt vendeve evropiane.

Në pranga përfundoi edhe shtetasi polak Jakimec Tomasz, ndaj të cilit ishte lëshuar më herët një njoftim i kuq nga Interpol. Sipas autoriteteve, ai ishte përgjegjës për ngritjen e kompanive fasadë, të cilat përdoreshin për të maskuar ngarkesat e drogës të transportuara me rrugë detare.

Hetimet tregojnë se organizata kishte nisur aktivitetin të paktën që në vitin 2019 dhe kishte krijuar lidhje me grupe të armatosura kolumbiane dhe banda kriminale në Ekuador.

Sipas autoriteteve, kokaina transportohej nga zonat kufitare drejt provincave Esmeraldas, Guayas, Azuay dhe El Oro, ku përgatiteshin dërgesat për në Evropë.

Lënda narkotike fshihej në kontejnerë me mallra të ligjshme, si banane, kafe, produkte deti dhe dru, ndërsa destinacionet kryesore ishin Holanda, Belgjika, Gjermania, Italia, Danimarka dhe Polonia.

Gjatë operacionit u arrestuan edhe 16 shtetas ekuadorianë, të cilët dyshohet se kishin role në transportin, magazinimin dhe sigurinë e organizatës kriminale.

Autoritetet sekuestruan telefona celularë dhe pajisje elektronike, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të aktivitetit të rrjetit.

Të 18 të arrestuarit janë vënë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë dhe shtrirjen e plotë të organizatës kriminale.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI