Flash

Vraşja e tregtarit Besnik Hida në Lushnjë, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon dosjen për gjykim

Lapsi.al 10 July 2026

SPAK ka mbyllur hetimet për vrasjen e tregtarit Besnik Hida, të ndodhur në Lushnjë në tetor të vitit 2019, dhe ka kërkuar dërgimin e çështjes në gjyq për Ardjan Ahmetajn. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Ahmetaj dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor në ekzekutimin e 40-vjeçarit, i cili u vra me breshëri kallashnikovi teksa po pinte kafe në lagjen "Skënder Libohova". Dy autorët që qëlluan ndaj Hidës nuk janë identifikuar ende, pasi mbanin maska gjatë krimit.

Ndërkohë, SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes për Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin, duke argumentuar se nuk ka prova të mjaftueshme për përfshirjen e tyre në këtë ngjarje. Sipas hetimeve, autorët përdorën një automjet të grabitur më herët në Tiranë për të kryer atentatin. Besnik Hida ishte daja i Zamir Latifit, i cili humbi jetën në vitin 2017 gjatë të ashtuquajturës "Masakra e Lushnjës", ku objektivi ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.

Ardjan Ahmetaj ndodhet aktualisht në burg në Greqi, ku po vuan një dënim me 11 vite burg për armëmbajtje pa leje. Ndërkohë, Laert Haxhiu vijon të gjykohet nga GJKKO për një sërë veprash të tjera penale.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI