Flash

Ushtronin aktivitet bankar pa licencë, Prokuroria e Beratit kërkon masa sigurimi për 11 persona

Lapsi.al 10 July 2026

Prokuroria e Beratit ka kërkuar masa sigurimi për 11 persona të dyshuar se ushtronin aktivitet të paligjshëm të këmbimit valutor pa licencë. Për disa prej tyre është kërkuar masa "Arrest në shtëpi", ndërsa për të tjerët "Detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore". Hetimi zgjati gjashtë muaj dhe u shtri në pesë bashki të qarkut Berat. Sipas Prokurorisë, të dyshuarit administronin gjashtë subjekte tregtare të regjistruara për shërbime transfertash parash, si Unionnet dhe Western Union, por kryenin edhe këmbim valutor pa licencën e Bankës së Shqipërisë.

Për të dokumentuar aktivitetin, hetuesit kryen 28 veprime të simuluara këmbimi valutor dhe regjistrime të fshehta filmike e fotografike. Sipas Prokurorisë, këto prova vërtetuan se subjektet ushtronin aktivitetin në mënyrë të paligjshme. Gjatë kontrolleve u sekuestruan 88 milionë lekë, 118 mijë euro, 7.390 dollarë dhe 665 paund. Të 11 personat po hetohen për veprën penale "Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare", ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të tyre.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI