Flash

Atentati në Kurbin/ Autorët e ndoqën 40-vjeçarin deri te hyrja e pallatit

Lapsi.al 10 July 2026

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhu mbrëmjen e kaluar në lagjen “Erdogan” në Laç, ku viktimë mbeti i Ilir Lika. Viktima e cila njihej edhe me mbiemrat Kokaj, Lika e Nure, është qëlluar me shtatë plumba menjëherë pasi ka zbritur nga automjeti i ti pranë hyrjes së pallatit ku banonte.

Edhe pse ka tentuar të largohet, Lika është ndjekur dhe qëlluar sërish pranë hyrjes së godinës. Pas të shtënave, 40-vjeçari është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por nuk arriti tu mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë mbërritën në vendngjarje dhe kanë nisur kontrolle intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit ose autorëve. 

Në kuadër të hetimeve, disa persona janë shoqëruar në polici dhe po merren në pyetje për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit. Gjithashtu Grupi hetimor po punon për të dokumentuar dinamikën e ngjarjes, ndërsa një nga pistat kryesore që po verifikohet lidhet me të kaluarën dhe konfliktet e mundshme të 40-vjeçarit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI