Flash

E rëndë në Durrës/ Burri plagos me thikë gruan, 32-vjeçarja dërgohet në spital

Lapsi.al 10 July 2026

Një plagosje me thikë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Durrës. Bëhet me dije se një 40-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij 32-vjeçare pas një konflikti për motive të dobëta në banesën e tyre.

32-vjeçarja është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin dhe po kryejnë kontrolle intensive për kapjen e tij. 

Njoftimi i Policisë:

Rreth orëve të para të mëngjesit, në lagjen nr. 16/1, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi Xh. K., 40 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen E. K., 32 vjeçe.

32-vjeçarja është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin Xh. K., dhe po kryejnë kontrolle intensive për kapjen e tij. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI