Flash

Sezoni i nxehtë i RTSH-së! Emra të njohur, lëvizje dhe surpriza të mëdha në prime time

Lapsi.al 27 August 2026

RTSH po zien! Në industrinë e medias shqiptare ka nisur një nga lëvizjet më interesante të merkatos televizive, ndërsa Radio Televizioni Shqiptar po bën lëvizjet e tij strategjike për sezonin e ri.

Nuk bëhet fjalë vetëm për personazhe televizive. Merkatoja ka prekur edhe autorë, gazetarë, producentë dhe profesionistë të tjerë të fushës, duke sinjalizuar një sezon të ri me shumë ndryshime, emra të rinj dhe pozicionime të reja.

Në korridoret e RTSH-së, në studiot televizive dhe në zyrat e institucionit, emrat që përfliten janë të shumtë. Eva Murati, Arvin Kita, Klotilda Harka, Matilda Terpollari, Elona Jacellari, Bojken Lako, Gjergj Kacinari, Alba Çobaj e të tjerë janë ndër emrat që lidhen me lëvizjet e reja të institucionit.

Por surprizat më të mëdha duket se rezervohen për prime time.

RTSH pritet të rikthejë në ekranin e mbrëmjes spektakle të mëdha muzikore dhe artistike, të udhëhequra nga dy emra të njohur të muzikës shqiptare, maestro Alfred Kaçinari dhe maestro Shpëtim Saraçi. Një rikthim i fortë i muzikës live, orkestrës dhe spektaklit televiziv që synon t’i japë prime time-it të RTSH-së një tjetër dimension.

Por surprizat nuk mbarojnë këtu.

Disa prej emrave që tashmë janë pjesë e RTSH-së pritet të rikthehen në ekran me pozicione dhe projekte të reja. Mes tyre përfliten Anjola Hamzaj, e cila pritet të vijë me një tjetër program, si edhe Krist Martiro dhe Sonila Agostini, që thuhet se do të kenë role të reja në sezonin që po vjen.

A është kjo vetëm një pjesë e merkatos? Apo RTSH po përgatit një riformatim shumë më të madh të ekranit?

Një gjë duket e sigurt: sezoni i ri televiziv në RTSH nuk do të jetë aspak i qetë. Lëvizjet kanë nisur, emrat po qarkullojnë dhe prime time po përgatit surprizat e tij.

Merkatoja televizive është ndezur. Dhe duket se kjo është vetëm lista e parë… 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI