Flash

DW: Stuhi të fuqishme në Ballkan, dy viktima në Shqipëri

Lapsi.al 23 July 2026

Në Himarë, në bregdetin jugor të Shqipërisë, një elektricist humbi jetën ndërsa përpiqej të riparonte një linjë elektrike të dëmtuar nga stuhia. Policia shqiptare njoftoi gjithashtu se në rajonin jugor të Sarandës është gjetur trupi i pajetë i një peshkatari 61-vjeçar. Sipas raportimeve të mediave shqiptare, varka e tij ishte përmbysur nga stuhia. Po sipas këtyre raportimeve, në Sarandë tre persona u dërguan në spital me lëndime të shkaktuara nga pemët e rrëzuara dhe godtije nga copa xhamash të thyer.   

Në Maqedoninë e Veriut, erërat e stuhishme arritën shpejtësi deri në 134 kilometra në orë. Në kryeqytetin Shkup, sipas autoriteteve, u plagosën më shumë se 30 persona, u dëmtuan 100 automjete dhe u shkulën 189 pemë. Gjithashtu u dëmtuan ndërtesa e Presidencës, disa ministri dhe aeroporti.
Në Bosnje, rajoni jugor i Hercegovinës ishte më i godituri. Kryetari i komunës së Nevesinjës, Milenko Avdaloviq, deklaroi për televizionin boshnjak RTRS se stuhia ka shkaktuar “dëme të mëdha” në fushat bujqësore dhe pemishtet. Në fshatrat e prekura, “fermerët tanë praktikisht nuk do të kenë më asgjë për të korrur”, tha ai.    

Shkencëtarët vlerësojnë se ngjarjet ekstreme të motit, si stuhitë, po bëhen gjithnjë e më të fuqishme dhe më të shpeshta si pasojë e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor./DW

Të këshilluara

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI