Flash

Komisioni Evropian refuzon draftin e Shqipërisë për Zonat e Mbrojtura

Lapsi.al 22 July 2026

Ministria e Mjedisit i ka dorëzuar Komisionit Evropian draftin e parë për ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, në kuadër të negociatave për Kapitullin 27. Sipas burimeve, drafti synon përafrimin me Direktivën Evropiane të Habitateve, por nuk adreson ndryshimet më të debatueshme të ligjit aktual.

Në dokument mungojnë dispozita që ndalojnë ndërtimin e resorteve dhe strukturave turistike në parqet kombëtare, si edhe ndryshimet për zonimet dhe aktivitetet ekonomike në zonat e mbrojtura. Kjo ka ngritur shqetësime se ligji mund të vazhdojë të lejojë projekte të konsideruara "me interes publik madhor", edhe në raste kur ndikimi mjedisor është negativ.

Sipas burimeve, Komisioni Evropian e ka refuzuar draftin e parë dhe i ka kërkuar qeverisë shqiptare të paraqesë një version të ri, duke theksuar nevojën për një qasje më serioze dhe në përputhje të plotë me legjislacionin evropian. Ndryshimet përfundimtare pritet të hartohen deri në fund të vitit, me synimin që ligji i ri të hyjë në fuqi gjatë gjysmës së parë të vitit 2027.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI