Flash

Nesër protesta para Parlamentit, SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë në Tiranë

Lapsi.al 22 July 2026

Këshilli Këshillimor për Sigurinë Jashtë Vendit (OSAC), strukturë pranë Departamentit Amerikan të Shtetit, ka publikuar një njoftim sigurie për qytetarët amerikanë që ndodhen në Shqipëri, lidhur me protestën që do të zhvillohet të enjten para Parlamentit.

Sipas njoftimit, protesta është planifikuar të zhvillohet përpara godinës së Parlamentit dhe mund të sjellë bllokime të përkohshme të qarkullimit, devijime të trafikut dhe prani të shtuar të forcave të policisë. Autoritetet amerikane u bëjnë thirrje shtetasve të tyre të shmangin zonën e protestës, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të monitorojnë mediat lokale për çdo zhvillim të ri.

OSAC thekson se edhe protestat paqësore mund të përshkallëzohen papritur, ndaj rekomandohet që qytetarët amerikanë të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendase, të planifikojnë lëvizjet me kohë dhe të shmangin grumbullimet e mëdha.

Njoftime të tilla publikohen rregullisht nga ambasadat dhe strukturat amerikane për të informuar shtetasit e SHBA-së mbi situatat që mund të ndikojnë në sigurinë e tyre gjatë qëndrimit jashtë vendit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI