Flash

Nafta shkon në 206 lekë për litër, Shqipëria me çmimet më të larta të karburanteve në rajon

Lapsi.al 23 July 2026

Çmimi i naftës është rritur sërish dhe këtë herë ka shkuar në 206 lekë për litër. Pas shfuqizimit të Bordit të Transparencës në 19 qershor, çmimi i naftës arriti në 176 lekë për litër. Ky ndryshim ka ardhur nga rritja e tensioneve në Lindjen e Mesme, ku Irani dhe SHBA kanë riaktivizuar konfliktin e tyre.

Në vendin tonë kjo rritje u bë në mënyrë graduale, ku fillimisht arriti në 196 lekë më 20 korrik dhe më pas në 206. Kjo gjë vërehet edhe në bursën Platts të Mesdheut, së cilës i referohet edhe Shqipëria. Nafta për muajin korrik u importua për 1206 dollarë për ton, ndërsa më 21 korrik u zhdoganua për 1274 dollarë për ton.

Në lidhje me këtë, Shoqata e Transportit Ndërqytetas ka deklaruar se me anë të një kërkese do t’u drejtohet institucioneve për subvencionimin e naftës për këto çmime. Më herët qeveria ka subvencionuar shoqëritë e transportit qytetas dhe ndërqytetas me 50 lekë për litër.

Kjo situatë e shtrenjtimit të çmimeve vijon edhe në rajon. Qeveria e Malit të Zi ka vendosur të ulë përkohësisht akcizën e karburanteve, me synim zbutjen e ndikimit të krizës globale të naftës dhe shmangien e një vale të re rritjesh të çmimeve për qytetarët. Sipas vendimit, çmimi i naftës është ulur në 1.65 euro për litër, duke shmangur parashikimin që do ta çonte në 1.81 euro për litër.

Ndërsa, Serbia ka rivendosur masat mbështetëse, ku si fillim vendosi në fuqi tavanet për çmimet e karburanteve pas rritjes së çmimeve deri në 1.87 euro për litër. Në këtë kontekst, Shqipëria vijon të ketë çmimin e naftës më të lartë në rajon. Sipas operatorëve kjo lidhet me ngarkesën e lartë fiskale, ku gjysma e çmimit është taksë.

Të këshilluara

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI