Flash

Kuvendi mbyll punimet, protestuesit jashtë Parlamentit: "Pushime të mbara, deputetë!"

Lapsi.al 23 July 2026

Kuvendi mblidhet këtë të enjte në seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Jashtë godinës pritet të zhvillohet protesta e radhës. Organizatorët kanë thirrur qytetarët të mblidhen në orën 08:30 në sheshin "Skënderbej" dhe më pas të marshojnë drejt Parlamentit. Protestuesit kanë paralajmëruar se do t'u "urojnë pushime të mbara" deputetëve, duke e kthyer seancën e fundit në një tjetër ditë mobilizimi kundër qeverisë.

Në rendin e ditës janë raportimet e shtatë institucioneve kushtetuese: KLGJ, KLP, KLSH, Prokurori i Përgjithshëm, SPAK, Avokati i Popullit dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Këto raportime ishin shtyrë më herët për shkak të tensioneve në sallën e Kuvendit. Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu projektligjin për turizmin, i cili parashikon heqjen e gardheve që pengojnë hyrjen në plazhe dhe ndalimin e punimeve ndërtimore gjatë sezonit turistik.

Në seancë janë parashikuar edhe një interpelancë me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, për vonesat në ndërtimin e bypass-it të Elbasanit, si dhe dy seanca pyetje-përgjigje për çështje që lidhen me pronat në Gramsh dhe memorandumin Shqipëri-Greqi për gazin natyror të lëngshëm.

Të këshilluara

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI