Flash

Dita e 92-të e protestës/ Marshim në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen!

Lapsi.al 30 August 2026

Protesta e sotme (30 gusht) kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama shënoi ditën e saj të 92-të të qëndresës.

Me thirrjet: ‘Rama jepe dorëheqjen!’ qytetarët e mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej’ marshuan drejt Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ për t'u vendosur para kryeministrisë.

Aty në një podium të improvizuar kanë mbajtur edhe këtë të diel të nxehtë gushti fjalime ku kanë denoncuar keqqeverisjen dhe korrupsionin e kësaj qeverie duke kërkuar largimin e saj.

Ata i bënë thirrje edhe administratës t'i bashkohet në këtë protestë për një Shqipëri të re.

Organizatorët kanë paralajmëruar se protestat në shtator do të jenë më të fuqishme ndërsa u kanë bërë thirrje dhe studentëve dhe pedagogëve t'u bashkohen për të larguar qeverinë e kryeministrit Rama e cila shpopulloi Shqipërinë, varfëroi shqiptarët e pasuroi oligarkët dhe pushtetarët. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI