Flash

Detajet/ Italiani që grabiti Audin Q5 refuzon të tregojë emrin 

Lapsi.al 30 August 2026

Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës kur një 35-vjeçar italian i identifikuar si Angelo Esposito vodhi një makinë Audi Q5 në aksin dytësor Durrës – Tiranë dhe tentoi të humbë gjurmët.

Pronari i Audi-t sapo kishte dalë nga makina dhe e kishte lënë të ndezur. Shtetasi italian ka hipur në makinë dhe është larguar menjëherë. Ai ka përshkuar zonën e Astirit, ndërsa policia i është vënë në ndjekje.

Gjatë ndjekjes, italiani ka kryer manovra të rrezikshme dhe është përplasur me disa makina deri sa në fund u arrestua nga policia. Ai madje goditi edhe një efektiv policie duke i shkaktuar lëndime në dorë.

Para hetuesve italiani ka refuzuar të bashkëpunojë. Ai nuk ka pranuar të japë as gjeneralitetet e emrit të tij ndërsa dhe me vete nuk i është gjetur asnjë dokument.

Mediat raportojnë se policia është lidhur me ambasadën italiane në Tiranë për të marrë më tepër informacione për aktivitetin e tij në Shqipëri. Deri në këtë fazë mbetet i paqartë shkaku dhe koha e hyrjes së tij brenda vendit tonë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI