Flash

Beleri: Shqipëria nuk është ende gati për anëtarësim në BE

Lapsi.al 8 July 2026

Fredi Beleri ka folur neParlamentit Europian për integrimin e Shqipërisë në BE. Sipas tij vendi nuk është ende gati.

Nga Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, në Parlamentin Europian, Beleri tha se vendi ynë ka probleme serioze në fushën e drejtësisë dhe të zbatimit të vendimeve gjyqësore. Ai tha se ka gjyqtarë në Shqipëri që kanë çështje penale të hapura në vendet fqinje (duke nënkuptuar gjyqtaren Irena Gjoka). Sipas Belerit, kreu i PD Sali Berisha dhe ish-Presidenti Ilir Meta janë përballur gjithashtu me ato që ai i cilësoi si padrejtësi të sistemit të drejtëisë.

“Kur miratojmë ligje, është e rëndësishme gjithashtu që të shikojmë që ka edhe probleme të rënda edhe gjetkë. Ne shohim që autoritetet po hasen me këto probleme. Shohim probleme në fushën e Drejtësisë dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore. Shohim vështirësi në zbatimin e vendimeve gjyqësore. Ne kemi një reformë në sektorin e Drejtësisë në Shqipëri dhe procesin e vettingut. Por edhe procedura e vettingut në vetëvete ka pasur pika të dobëta. Si pjesë e procesit ka pasur gjyqtarë të ndryshëm që janë përjashtuar nga procesi. Po ashtu ka edhe gjyqtarë të tjerë që kanë procese ligjore të hapura kundër tyre në shtete të tjera të BE-së. Ish-Presidenti i vendit duket se është prekur nga ky proces”, tha mes të tjerash Beleri.

Për Belerin, Shqipëria nuk është gati për t’u integruar në BE. Ata që thonë se ‘Shqipëria është gati për anëtarësim në BE’, sipas Belerit, kanë një imazh të gabuar të situatës.

“Disa thonë që Shqipëria është gati për t’u anëtarësuar. Këta persona ose nuk e shohin situatën siç është aktualisht, ose kanë një imazh të gabuar të situatës”, theksoi Beleri.

Të këshilluara

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është shfaqur në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat, duke përfshirë nj&e...

18:52

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI