Flash

Vrau dy basketbollistët e Skënderbeut, shpëton nga burgu i përjetshëm Damiano Toshi

Lapsi.al 8 July 2026

Vrasja e dy basketbollistëve të ekipit të “Skënderbeut” në Korçë ka sjellë heqjen e dënimit me burgim të përjetshëm për Damiano Toshin, duke e dënuar atë përfundimisht me 25 vite burgim.

Damiano Toshi është një nga emrat e njohur të bandës së “Çobenjve”. Ai i ka shpëtuar burgimit të përjetshëm dhe pritet të lërë qelinë pas vendimit të fundit të Gjykatës së Elbasanit.

Gjykata e shkallës së parë shpalli dënimin përfundimtar ndaj Toshit, duke e dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy basketbollistëve dhe plagosjen e Julian Beckës.

Siç mësohet nga gjykata, ulja e dënimit erdhi pasi u pranua kërkesa për gjykim të shkurtuar, çka i hoqi dënimin me burgim të përjetshëm të dhënë më herët.

Toshi u shpall fajtor për vrasjen e dy basketbollistëve të ekipit të “Skënderbeut”, Sokol Jahollari dhe Rafael Rizani, si edhe për plagosjen e Julian Beckës.

Krimi ndodhi më 3 shtator 2004, pranë Pallatit të Sportit në Korçë, dhe konsiderohet një nga ngjarjet më të rënda kriminale të asaj periudhe.

Vendimi i Gjykatës së Elbasanit erdhi pas rigjykimit të çështjes, të urdhëruar nga Gjykata e Lartë.

Kjo e fundit kishte prishur vendimin që e dënonte Toshin me burgim të përjetshëm dhe kishte kthyer dosjen për shqyrtim nga e para.

Megjithatë, çështja pritet të mos mbyllet këtu.

Prokuroria ka paralajmëruar se do ta ankimojë vendimin, duke argumentuar se për akuzën e vrasjes nuk duhet të pranohej gjykimi i shkurtuar dhe, për rrjedhojë, nuk duhej të ulej dënimi.

Ndërkohë, autoritetet po kryejnë përllogaritjen e kohës që Damiano Toshi ka vuajtur në burg.

Nëse rezulton se ai e ka shlyer dënimin e ri prej 25 vitesh, pritet të lirohet nga burgu, duke i dhënë një kthesë të papritur një dosjeje që për më shumë se dy dekada ishte identifikuar me dënimin maksimal të drejtësisë shqiptare. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI