Flash

4 mln euro për koncertin Kanye West, Gonxhja: U prek fondi rezervë, jo emergjenca

Lapsi.al 8 July 2026

Vendimi i qeverisë për të mbështetur me 4.25 milionë euro koncertin e Kanye West solli jo pak debate mbi nevojën e këtij shpenzimi. Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, në studion e A2 CNN, sqaroi se financimi nuk prek fondet për emergjencat, por është marrë nga rezerva e buxhetit të shtetit.

 “Nuk është prekur spitali i askujt, as programi i askujt. Është një fond i vogël, nuk e di shifrën e saktë, që është aty për raste kur ka nevoja të paparashikuara dhe që plotësojnë kushtet e një nevoje të paparashikuar.”, tha Gonxhja.

 
Nga kompania që organizon këtë koncert është bërë e ditur se janë shitur rreth 25 mijë bileta, por ministri, kur u pyet për këtë çështje, solli një krahasim me Turqinë.

 “Nuk jam fare menaxheri i shitjes së biletave, por di të them që vetëm dje janë shitur mbi 700 bileta. Në Turqi, në dy javët e fundit, janë shitur 20 mijë bileta.”, tha Gonxhja.

 “Arsyet janë këto që po ju them: humbja që do të kishim, pra dëmi që do të shkaktohej nga zhgënjimi i atyre që kanë prerë biletat. Ndoshta një pjesë e tyre nuk do t’i merrnin dot mbrapsht paratë. Ka njerëz që kanë paguar 15 mijë dollarë dhe kanë ardhur që nga Australia.”, tha Gonxhja

 “Ky është një treg në dukje privat, por është pjesë e industrisë kreative të vendit tonë. Nuk ka në asnjë vend të botës, sidomos në sistemin që ne kemi zgjedhur, që shteti të rrijë pas një muri dhe privatët pas një muri tjetër. Ky mur nuk ekziston.”, tha Gonxhja.

Sipas ministrit, impakti në ekonomi nga ky koncert do të jetë të paktën katër herë më i madh se shuma prej 4.25 milionë eurosh që qeveria dha për të mbështetur këtë organizim privat. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI