Flash

Marjana Koçeku kundër Ramës për 4 milionët e YE: Të jepeshin për parandalimin e zjarreve

Lapsi.al 8 July 2026

Ish-deputetja socialiste, Marjana Koçeku shprehet se fondi prej 4 milionë eurosh duhej të ishte përdorur për parandalimin e zjarreve, mbështetjen e banorëve të prekur dhe forcimin e kapaciteteve të emergjencave, duke kujtuar dëmet e mëdha që shkaktuan zjarret gjatë vitit të kaluar.

“Vjet vendi ynë kaloi një katastrofë zjarresh. E kam pa nga afër dëmtimin e jashtëzakonshëm që iu ba natyrës. Këtë vit pritet që situata të jetë edhe ma alarmante për shkak të temperaturave të larta.

4 milionë eurot e nji stadiumi njipërdorimsh do të duhej të ishin investu në parandalimin e zjarreve, në mbështetjen e banorëve dhe në forcimin e kapaciteteve të emergjencave.

Shteti dhe llogaridhania nuk zëvendësohen me spektakël. Humbja e natyrës asht humbje e Shqipnisë”, shkruan Koçeku.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI