Flash

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri, Mark Rutte: Do të vendosim për kohën!

Lapsi.al 8 July 2026

Samiti i radhës i NATO-s që bën bashkë liderët e 32 vendeve anëtare të Aleancës do të mbahet në Tiranë. Konfirmimi u dha nga vetë Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte gjatë konferencës për shtyp në mbyllje te punimeve të samitit që këtë vit i mbajt në Anakara.

 Samiti në Tiranë ishte parashikuar të mbahej në Tiranë në qershor 2027, por Rutte nuk përcaktoi ende afat kohor, duke thënë se do të vendoset në vijim.

 “Samiti tjetër do të mbahet në Shqipëri, ky ishte vendimi i Hagës. Samiti do të mbahet në Shqipëri, por do të na duhet të vendosim për kohën”, tha Rutte.

Lajmi është konfirmuar edhe nga kryeministri Edi Rama që njoftoi në një video në rrjetet sociale se samiti do të mbahet në Tiranë. Video më poshtë:

Samiti i NATO-s në Ankara u zhvillua në një atmosferë të tensionuar për shkak të pakënaqësive të presidentit Donald Trump ndaj aleatëve europianë të cilët refuzuan të marrin pjesë në sulmet ndaj Iranit.

Trump tha se kishte ardhur në Turqi për shkak të miqësisë që kishte me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.

Mediat më të mëdha të botës, Reuters, Euroneës dhe Bloomberg kanë raportuar se samiti i radhës është në dyshim për shkak se liderët europianë kërkojnë të shmangin fërkimet publike me Trump që e dobësojnë aleancën. Edhe në deklaratën përfundimtare të samitit të Ankarasë nuk u përmend se samiti i radhës do të zhvillohet në Shqipëri, ndërsa një nga opsionet është që samite të tilla të shtyhen për një kohë më të përshtatshme të aleancës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI