Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Milan ka në dorë Laxalt, por plani i çmendur është për Milinkovic

Lapsi.al 15 August 2018
Milan ka në dorë Laxalt, por plani i çmendur është

Milan është pranë goditjes së tretë në pak ditë, por ëndërra është diku tjetër. Dyshja Leonardo-Maldini ka vënë në shënjestër Diego Laxalt, majtoshi uruguaian 25 vjecar, që bëri shumë mirë në Botërorin e Rusisë.

Lojtari i Genoas i mbulon të tre rolet në të majtë e mund të jetë një alternativë e fortë për teknikun Gattuso.

Leonardo është gati të mbyllë tratativën për 18 milionë (14+4 bonus), pagesë që Milan do ta ulë përmes 11 milionë që Genoa do ti paguajë për blerjen e Lapadulës brenda 2019. Ardhja e Laxalt krijon bollëk në të majtë, ku Rodriguez mund të sakrifikohet për goditjen e madhe në mesfushë.

Milan e ëndërron vërtetë Milinkovic Savic. Një pistë e vështirë, gati e pamundur, si e ka thënë shpesh herë Leonardo. Presidenti i Lazios, Claudio Lotito i ka kthyer mbrapsht ofertat kuqezi (huazim 30 milionë + e drejta e blerjes 50 e një ose dy lojtarë - Bonaventura e Borini), por nuk është e thënë që rikthimi kuqezi të mos jetë efikas. shifra që qarkullon, e që Milan mund ta sigurojë (40 milionë huazimi e blerja 80), mund të jetë ajo e duhura. Por Milan duhet të arsyetojë për të respektuar rregulloat e UEFA-s.

Plani preciz është me shitje të shpejta për të arkëtuar sa më shumë dhe të krijohet thesari për Milinkovic Savic. Lëvizjet e fundit të merkatos, nga Castillejo a Laxalt, janë tregues po të kesh parasysh se shitjet e mundshme të Rodriguez, Suso apo Bonaventurës do të krijonë plusvalencë. Dy ditë nga fundi i merkatos do të jetë një garë me kohën...

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI