Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Argjentina i frikësohet tërheqjes përfundimtare, Messi kërkon një pauzë

Lapsi.al 14 August 2018
Argjentina i frikësohet tërheqjes përfundimtare, Messi

Lionel Messi nuk do të luajë ndeshjet e ardhshme me Argjentinën. "Pleshti" nuk do të veshë fanellën e Albicelestes të paktën deri në 2019, por nuk është akoma e qartë data e kthimit të numrit 10.

Sulmuesi ka vuajtur presionin e ushtruar nga media e nga tifozët dhe ka vendosur të bëjë një pauzë. Messi madje ka menduar edhe të lërë përfundimisht Seleccion, por duke parë raportin e mirë me presidentin e Federatës së Futbollit të Argjentinës (Afa), Tapia, ka menduar të mos e bëjë hapin fatal, të paktën për momentin.

Në orët e fundit, Messi ka folur me Scalonin, trajneri provizor i përfaqësueses amerikano jugore e kanë rënë dakord për tërheqjen e kampionit argjentinas për ndeshjet e ardhshme kundër Guatemalës e Kolumbisë. Tani objektivi i Federatës argjentinase është ai që të krijojë një projekt ambicjoz në mënyrë që të motivojë Messin të kthehet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI