Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

FOTO/ Bolt bëhet futbollist, e dashura i bën dhuratën perfekte

Lapsi.al 14 August 2018
FOTO/ Bolt bëhet futbollist, e dashura i bën dhuratën perfekte

Sprinteri legjendar Usein Bolt, 8 herë medalje e Artë, është shndërruar tashmë në një futbollist profesionist. Pasi ka kryer prova tek gjigantët e Bundesligës, Borussia Dortmund, norvegjezët e Stromgodset dhe kampionët e Afrikës së Jugut, Mamelodi Sundoëns, xhamajkani është akorduar me australianët e Mariners.

Bolt e kishte deklaruar gjithnjë pasionin për futbollin, duke pretenduar madje se nëse do të ishte futbollist do të luante për Manchester United, por tani do të luajë me skuadrën e A-League.

Për këtë rast, Kasi, që ka 272,000 ndjekës në Instagram, e ka nxjerrë në atë që ajo e quajti "Takim nate" për të festuar kontratën e tij të parë si futbollist.

Këpuca e Artë me bazë keku, me gjysëm piste vrapimi dhe gjysëm fushë futbolli, ishte dhurata origjinale e bukuroshes, e shoqëruar me mesazhin: "Për një fillim të ri" dhe "Faleminderit zemer".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI